Taulant Seferi shënon në barazimin e Vohlen (VIDEO)

Futbollisti kumanovar Taulant Seferi ka shënuar golin e tij të dytë me fanellën e Vohlen në Ligën e Dytë Zvicerane, duke ndihmuar në këtë mënyrë skuadrën e tij për të nxjerrë një barazim 2:2 ndaj Vaduzit në kadër të javës së 30-të, njofton “infOSport.mk”.

Seferi shënoi golin e parë në minutën e 17-të, duke kaluar në epërsi Vohlenin, skuadër kjo e cila në minutën e 74-të me anë të Paskuarelit realizoi edhe golin e dytë për epërsinë 2:0.

GOLI I TAULANT SEFERIT NDAJ VADUZ

GOLI I TAULANT SEFERIT NDAJ VADUZ

Публикувахте от infosport.mk в 22 април 2018 г.

Dhe kur të gjithë menduan se Vohlen do të arrijë fitoren e parë gjatë vitit 2018-të, ashtu nuk menduan edhe mysafirët, të cilët falë autogolit të Gudelj në minutën e 76-të fillimisht ngushtuan epërsinë e vendasve në 2:1, ndërsa vetëm tre minuuta më pas me golin e Muntviler barazuan shifrat në 2:2.

Fitoren e fundit Vohleni këtë edicion në “Çalenxh Ligë” e ka arritur me 30 shtator të vitit të kaluar, kur në teren vendas me rezultatin 3:2 kishte mundur Vinterturin, teksa në 20 ndeshje me rradhë ka regjistruar 13 disfata dhe 7 barazime, që renditin këtë skuadër në pozitën e fundit me 17 pikë, 7 më pak se skuadra e vendit në 9-të në tabelë, Vintertur.

Rikujtojmë golin e parë me fanellën e Vohlen Seferi e kishte realizuar në kuadër të javës së 27-të kundër Kiasos me 7 prill, në të cilën ndeshje Vohleni kishte pësuar disfatë 3:4. Në këtë ndeshje Taulanti pati një mbështetje edhe nga tribuna, ku prezent ishte babai i tij si dhe daja i babit të tij, me të cilët nuk lëshoi rastin që pas përfundimit të ndeshjes në shenjë kujtimi dhe respekti të shkrep një foto bashkë me ta.

Leave a Reply