Bajerni mbyll me epërsi pjesën e parë ndaj Frankfurtit, pjesë e formacionit të parë edhe kosovari, Shabani (VIDEO)

Bajern Munihu e ka mbyllur me epërsi minimale pjesën e parë ndaj Ajntrahtit të Frankfurtit, ndërsa bie në sy prezenca e 19-vjeçarit kosovar, Meritan Shabani, i cili po luan titullarë, njofton “infOSport.mk”.

19-vjeçari nga Kosova ka zënë vendin e mesfushorit Arjen Roben, i cili është lënë pushim nga trajneri, Heinkes. Ky është grumbullimi i tretë i Shabanit me skuadrën e parë dhe debutimi i parë në një ndeshje zyrtare.

Ai ka debutuar më parë në një ndeshje miqësore përballë Sonehofit, duke dhënë edhe një asist, ndërkohë që i grumbulluar ka qenë dhe në takimin ndaj Lajpcigut.

Leave a Reply