Emre Xhan: Do ta fitojmë ndeshjen, tifozët duhet të besojnë tek ne

Skuadra e Shkupit në kuadër të javës së 31-të do të jetë mysafire e Rabotniçkit, ndeshje kjo që për dy skuadrat ka një peshë të madhe për renditjen tabelare. Në prag të këtij takimi për faqen zyrtare të klubit nga Çairi ka folur mesfushori turk, Emre Xhan Atila, i cili ishte njëri ndër autorët e golave në ndeshjen e fundit kundër Pobedës të fituar nga “bardhekaltërit” me rezultatin 3:1.

“Shkurt ka zgjatur koha ime për tu adaptuar, pasi shpejt u përshtata me ekipin, kemi një shoqërim të mrekullueshëm dhe pikërisht shoqërimi me bashkëlojtarët më lehtësoi adaptimin. Sa herë që luaj jap gjithçka nga vetja dhe mundohem që ta bëjë më të mirën deri sa jam në fushë. Mendoj se nëse do të luajë më shumë, do të shënojë edhe më shumë gola. Ndeshja ndaj Rabotniçkit është e një karakteri shumë të rëndësishëm për mua dhe për klubin. Me fitore eventuale ndaj Rabotniçkit kemi mundësi që të vazhdojmë garën për një vend që dërgon në Evropë. Unë dhe bashkëlojtarët e mi dhe të gjithë të tjerët në klub do të japim gjithçka nga vetja dhe do ta fitojmë këtë ndeshje, ndërsa tifozët duhet të kenë besim tek ne” – tha Emre Xhan.

Ndeshja Rabotniçki – Shkupi luhet të dielën në stadiumin e qyteti të Shkupit arena “Filipi i Dytë”, me fillim në orën 16:00, ndërsa drejtësinë do ta ndajë Dimitar Meçkarovski.

Leave a Reply