Skuadrat nga Mançesteri mundin ato londineze (VIDEO)

Dy skuadrat nga Mançesteri kanë dalë fituese në përballjet e sotme të javës së 36-të përballë skuadrave londineze. Mançester Junajtedi në derbi ndeshjen e ditës së sotme mundi Arsenalin me rezultatin 2:1, teksa Mançester Siti me stil kampioni mundi Uest Hamin në transfertë me rezultatin 1:4, njofton “infOSport.mk”.

Në “Olld Traford” sfidën hapi Poll Pogba në minutën e 16-të, ndërkohë që në minutën e 51-të ish futbollisti i “Djajve të Kuq”, Mikitarian barazoi shifrat në 1:1. Kur dukej se gjithçka po përfundonte dhe se kjo sfidë po mbyllej me barazim, ashtu nuk mendoi edhe Fellaini, që ka shënuar golin e dytë në minutën e 91-të, të ndeshjes.

Për dallim nga Junajtedi, Siti nuk e diskutoi në asnjë moment fitoren ndaj Uest Hamit, skuadër kjo e cila me anë të Sane në minutën e 13-të gjeti golin e parë të këtij takimi. Ish futbollisti i Sitit, Zabaleta në minutën e 27-të shënoi në rrjetën e gabuar, teksa Kresuell 3 minuta para fundit të pjesës së parë riktheu shpresat e Uest Hamit.

Gabriel Hesus në minutën e 53-të dhe Fernandinjo në minutën e 64-të, shënuan dy gola të tjerë për Sitin, duke vulosur fitoren 1:4 të kampionëve të rinj të Anglisë.

Leave a Reply