Zahov tejkalon Liposkin e FC Shkupit në pozitën e tretë, tashmë vetëm edhe 45 minuta larg rekordit

Kostadin Zahov për shkak të një lëndimi mungoi në 5 ndeshjet e fundit të Shkëndijës, për tu aktivizuar, edhe atë me nevojë në ndeshjen e fundit kundër Sileksit në Kratovë, kur duheshe të zëvendësojë Bekim Rexhepin e ndëshkuar me të kuq në minutën e 68-të, njofton “infOSport.mk”.

Zahov në 22 minutat e mbetura të takimit arriti që të mbaj rrjetën të paprekur, duke vazhduar në këtë mënyrë të ndjek rekordin e Filip Gaçevskit, që tashmë është vetëm 45 minuta larg. Megjithatë këto minuta i mjaftuan Zahovit për tu renditur në pozitën e tretë në renditjen e përgjithshme të portierëve me rrjeta të paprekura në futbollin vendor, pasi me 753 minuta ai tejkaloi Lazo Liposkin e ish Sloga Jugomagnatit, tashmë FC Shkupit, i cili në vitin 1997 kishte ruajtur portën e tij të paprekur për plotë 740 minuta.

Ndryshe rekordi i Filip Gaçevskit nga sezoni 2016/2017 si pjesë e Bregallnicës kap shifrën e 797 minutave pa gol të pranuar, ndërsa pas tij renditet Tome Paçovski, i cili në sezonin 2007/2008 si pjesë e Rabotniçkit kishte ruajtur portën e tij të paprekur për plotë 791 minuta, transmeton “infOSport.mk”.

Rikujtojmë Zahov për herë të fundit ishte mposhtur në ndeshjen e  parë të stinorit pranveror kundër Vardarit me 14 shkurt, kur në Tetovë dy skuadrat më të mira të vendit kishin barazuar me rezultatin 1:1. Në atë ndeshje Zahov ishte mposhtur në minutën e 79-të.

 

Leave a Reply