Arda Turan dënohet rëndë nga Federata e Turqisë

Që kur vendosi të lërë Atleticon e Madridit për t’iu bashkuar Barcelonës, Arda Turan duket se nuk po gjen më qetësi në karrierën e tij sportive. Pas reduktimit të hapësirave të katalanët, Turan mbeti edhe jashtë kombëtares turke, për shkak të një grindjeje me stafin teknik dhe drejtuesit e Federatës.

Në muajin Janar fantazisti turk vendosi të rikthehet në vendlindje, për t’iu bashkuar kampionëve në fuqi, Basaksehirit dhe për të ndihmuar skuadrën në realizimin e objektivave.

Gjithsesi duket se edhe këtu nuk ka qetësi për të, pasi fundjavën e kaluar Turan u bë protagonist negativ, duke shtyrë arbitrin anësor gjatë një ndeshjeje të kampionatit turk.

Pikërisht për këtë arsye, Federata turke reagoi me ‘dorë të hekurt’ ndaj tij, duke e pezulluar për plot 16 ndeshje, ose tëhnë ndryshe një fazë e plotë.

Nuk dihet ende se çfarë do të bëjë tashmë Turan, pasi nëse mbetet në kampionatin turk, do të duhet të rrijë jashtë aktiviteteve sportive deri në muajin Dhjetor, një shkëputje vërtetë e gjatë për një futbollist.

Leave a Reply