Gjore Jovanovski ndoqi nga afër triumfin e Shkupit ndaj Pelisterit

Shkupi fitoi me rezultat të thellë 5:2 Pelisterin në ndeshjen e mbetur të xhiros së 26-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Në ditën kur ekipet tjera ishin të lira dhe pa angazhim, e gjithë vëmendja e sportdashësve ishte e përqëndruar në përballjen që u zhvillonte në Çair.

Në mesin e të pranishmëve në stadium, ishte edhe Gjore Jovanovski, trajner ky legjendar i FC Shkupit që tashmë aktualisht po e udhëheq skuadrën e Rabotniçkit.

Ish tekniku i “bardhekaltërve” ndoqi nga afër triumfin e thellë të FC Shkupit ndaj Pelisterit, me çka ndoshta edhe analizoi kualitetet e të dyja ekipeve./InfOSport.mk

Leave a Reply