E bujshme, Hysaj te PSZH-ja! (FOTO)

Një lajm i bujshëm vjen nga Italia, ku një gazetar i njohur italian, ka zbuluar se Elseid Hysajn e pret një nga klubet më të njohura për momentin në Europë. Gazetari Livio Varriale, ka zbuluar se Napoli ka gjetur akordin për të kaluar futbollistin në radhët e PSZH-së.

“Hysaj është shitur te PSZH-ja”, janë fjalët e Varriales në “Tëitter”, që kanë bërë bujë përtej Adriatikut, pasi ky ishte një emër i papritur për të gjithë.

Vetë Varriale ka shtuar më pas se këtë lajm e ka marrë nga një burim në Angli, por pa specifikuar detaje të tjera.

Në fakt, Hysaj monitorohej prej kohësh nga klubet angleze dhe spanjolle, por emri i PSZH-së kishte dalë rrallëherë në skenë. Kjo ka qenë arsyeja pse është cilësuar si një e papritur e madhe, ndonëse mes dy klubeve ka një mirëkuptim sa i përket merkatos, duke llogaritur se drejt francezëve janë bërë disa transferime në këto vite, mes të cilëve, dy super sulmuesit Lavezi dhe Kavani. (vipsport.al)

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply