UEFA i thotë stop PSZH-së me shpenzimet e çmendura

UEFA do t’i vë sanksione kampionëve të ri të Francës, PSZH-së, për shkak mosrespektimit të rregullit të “Fair Play-it” financiar.

Sipas gazetës franceze “L’Equipe”, te PSZH-ja janë të bindur se UEFA do të ndëshkojë ata, pas hetimit të kryer e që e nisën në fillim të këtij sezoni.

Në Paris ekziston frika se UEFA do të aplikojë mbi ta sanksione të ngjashme si ato të vitit 2014-të, kur ajo i vuri një limit për sa i përket nivelit të humbjeve të klubeve.

Përpara 4 viteve, ky limit ishte 60 milionë euro dhe Paris Sen Zhermeni e ka tejkaluar ndjeshëm në vitet e fundit. Sipas të dhënave të “Transfermarkt”, në vitin 2015 deficiti mes blerjeve dhe shitjeve të futbollistëve të Parisit ishte 92.2 milionë euro, në vitin 2016-të, 78.7 milionë euro, ndërsa në vitin 2017 ky deficit arriti deri në 144 milionë euro.

Vlen të theksohet se në këtë pikë nuk është përfshirë blerja e Kylian Mbape, i cili nga Monako erdhi në formë huazimi me detyrim blerje për 180 milionë euro.

Leave a Reply