Qatip Osmani te Shkëndija sjellë super talentin e Renovës

Qatip Osmani tashmë gjithçka ka marrë në duart e veta, kur është në pyetje përforcimi i skuadrës së Shkëndijës, të cilën do e drejtojë në sezonin e ri futbollistik. Dëshira e tij është që në skuadër të sjellë futbollist mjaft cilësor, por njëkohësisht edhe të talentuar, të cilët do ishin ardhmëria e skuadrës “kuq e zi”.

Një ndër dëshirat e Qatos është futbollisti i talentuar i Renovës, Remzifaik Slemani.

Bëhet fjalë për një super futbollist të talentuar, i cili falë paraqitjeve të tij të shkëlqyeshme këtë edicion me fanellën e “gjipspunuesve” morri ftesë nga ana e seleksionuesit Bllagoja Milevski, për të qenë pjesë e përfaqësueses shpresa të Maqedonisë, gjenerata 1996/97.

Qatip Osmani njeh shumë mirë kualitetet e futbollistit në fjalë, ashtu që nuk dëshiron ti lë asgjë rastit, me ç’rast pritet që të kërkojë nga ana e drejtuesve “kuq e zi” për t’ia plotësuar dëshirën gjatë kësaj merkatoje, që veçmë ka nisur.

20-vjeçari Remzifaik Selmani pjesë e Renovës është që nga viti 2014-të, duke zhvilluar 49 ndeshje dhe duke realizuar 10 gola. Ai sezonin e fundit me Renovën zhvilloi gjithsej 28 ndeshje, duke regjistruar edhe 5 gola, 3 prej të cilëve në dy përballjet e fundit të edicioni të sapo përfunduar.

Leave a Reply