Milani kujton dy perlat identike të Sedorf dhe Çalhanogllu (VIDEO)

Futbolli akoma është në agjërim, ndërsa kjo ka bërë që Milani të rikujtojë të kaluarën. “Kuqezinjtë” kanë postuar dy gola shumë të bukur në rrjetet sociale. Ai i Klarens Sedorf në një derbi të paharrueshëm kundër Interit dhe realizimi i Hakan Çalhanoglu në fitoren 1:3 të sezonit të kaluar kundër Atalantës.

Holandezi Sedorf  lëshonte një “predhë” në derbin e fundmarsit të vitit 2004 kundër rivalit lokal të Interit, vit ku “kuqezinjtë” e Ançelotit shpalleshin kampionë të Italisë.

Interi e kishte mbyllur pjesën e parë në avantazh të dyfishtë, por golat e Tomasson, Kaka dhe Sedorf sollën përmbysjen e çmendur, duke siguruar fitoren e madhe të Milanit.

Nga video e postuar në rrjetet sociale, goli i Klarens Sedorf me atë të Hakan Çalhanoglu është shumë identik. Që të dy nisen nga krahu i majtë dhe të dy godasin me të djathtën, duke shënuar gola të jashtëzakonshëm.

Leave a Reply