Godet Shkëndija, për kualifikueset e LK përforcohet nga Fenerbahçe

Shkëndija e Tetovës edhe zyrtarisht sezonin e ardhshëm do të prezantojë Maqedoninë në ndeshjet eliminatore të Ligës së Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”. Pas dy sezoneve paraprake të shkëlqyeshme në eliminatoret e Liga Europa, kur dy herë rradhazi arriti deri në fazën “play-off” të Liga Europa, kësaj rradhe “kuqezinjtë” nga Tetova kanë kaluar një shkallë më lartë dhe do të na prezantojnë në garat më prestigjioze europiane, ku për kundërshtarë do të kenë kundërshtarë edhe më të fuqishëm.

Pikërisht kjo ka shtyrë drejtuesit e Shkëndijës, që tani të mendojnë përforcimin e  skuadrës, ndërsa siç mësohet ata janë duke punuar në pistën e huazimit të Elif Elmas nga rradhët e Fenerbahçes.

Futbollisti i talentuar shkupjan, i cili verën e kaluar u transferua te Fenerbahçe nga rradhët e Rabotniçkit, nuk arriti që të zë një vend në formacionin e skuadrës gjigande nga Stambolli, ashtu që shumë lehtë mund të ndodhë që skuadra nga “Shukru Saraçollu” ta huazojë atë te Shkëndija, edhe pse do ta ketë të vështirë, duke pasur parasysh se për shërbimet e Elmas interes kanë shfaqur edhe skuadrat gjigande si Borusia Dortmundi, Anderlehti dhe PSV Ajndhoveni.

Përparësia e vetme e Shkëndijës në këtë rast është, që “kuqezinjtë” do dëshironin ta huazonin atë, teksa tre skuadrat e lartëpërmendura europiane janë të gatshme për të blerë kartonin e reprezentuesit të Maqedonisë, gjë kjo që nuk pranohet nga drejtuesit e Fenerbahçes.

Leave a Reply