Elif Elmas as nuk mendon për Shkëndijën, do të huazohet në Gjermani!

Lajmi i ditëve të fundit të mesfushorit të Fenerbahçes Elif Elmas për një kalim të mundshëm në formë huazimi të Shkëndija e Tetovës, bie në ujë.

Ashtu siç mëson “InfOSport.mk” nga burime të sigurta, futbollisti nga Maqedonia që verën e kaluar u transferua te Fenerbahçe as nuk mendon, por as nuk e ka pasur të plan për t’u rikthyer në vendin tonë.

Sipas informacioneve tona, Elif Elmas është në bisedime dhe me shumë gjasa do të kalojë në formë huazimi në Bundesligën e Gjermanisë, te skuadra e Freiburgut, ndërsa njëkohësisht ka oferta nga skuadrat e Ligës së Dytë në Turqi./InfOSport.mk

Leave a Reply