Bardhi pas golave ndaj Barcelonës: Realizova ëndërrën time (VIDEO)

Enis Bardhi ka shkëlqyer edhe mbrëmë ndaj një kundërshtari të madh si Barcelona. Bardhi me Levanten e tij shënuan fitore 5:4, duke i shkaktuar në këtë mënyrë disfatën e parë skuadrës kampione të re të Spanjës.

Shkupjani shënoi dy super gola ndaj ekipit “katalunas”, ndërsa tre gola të tjerë për Levanten në këtë përballje realizoi Emanuel Boateng.

SUPER GOLI I BARDHIT NDAJ BARCELONËS

SUPER GOLI I BARDHIT NDAJ BARCELONËS

Публикувахте от infosport.mk в 13 май 2018 г.

“Kjo skuadër është shumë e mirë dhe mund të fitojmë ndaj çdo kundërshtari. Ishte një natë e madhe për ne. Jam shumë i lumtur për këtë fitore. Kemi luajtur shumë mirë dhe me besim të madh. Jam i lumtur për golat, kam ëndërruar që do të shënoja ndaj Barcelonës dhe do të ndihmoja skuadrën për të shënuar fitore” – është  shprehur Bardhi pas përfundimit të ndeshjes.

Ouuuuu, ouuuuuuu…..Bardhi shenon edhe golin e dyte ndaj Barcelones

Ouuuuu, ouuuuuuu…..Bardhi shenon edhe golin e dyte ndaj BarcelonesKesaj rradhe shkupjani mposht Ter Shtegenin me te majten e tij

Публикувахте от infosport.mk в 13 май 2018 г.

Levante kështu arrinë në shifrën e 5 fitoreve të njëpasnjëshme, me Bardhin që ka qenë pjesë e 4 prej tyre, duke shënuar edhe 5 gola. Përveç dy golave të shënuar mbrëmë, Bardhi dy gola të tjerë shënoi edhe ndaj Atletiko Bilbaos, teksa një tjetër shënoi në përballjen ndaj Leganes.

Ndryshe në 25 ndeshje të zhvilluara gjatë këtij sezoni, 22-vjeçari Bardhi ka shënuar 9 gola.

Leave a Reply