Evropiani i mundjes, Besir Alili kalon në gjysmëfinale

Besir Alili po na mahnit me paraqitjet e tij në kuadër të Kampionatit Europian në mundje, në kategorinë e kadetëve, i cili po mbahet në qytetin e Shkupit, njofton “infOSport.mk”. Mundësi shkupjan i cili garon në kategorine deri me 45 kg, arriti të kaloj dy pengesa, për tu kualifikuar në mesin e katër mundësve më të mirë të këtij Europiani.

Alili në luftën e tij të parë mundi boshnjakun, Kenan Kustoviç, që më pas të dalë triumfues edhe ndaj moldavit, Marcu Vasile.

Në gjysmëfinale Besir Alilin e pret lufta kundër bjellorusit, Mazok, luftë kjo e cila starton në ora 18:00, ndërsa ky talent me siguri se ka nevojë për përkrahjen e juaj, andaj mos nguroni që të jeni në përkrahje të mundësit shkupjan dhe të jeni prezent në shkallët e palestrës ndihmëse në qendrën sportive “Kale”.

Gjithçka gati për Kampionatin Evropian për Kadet në mundje që do të zhvillohet këtë javë në Shkup

Публикувахте от infosport.mk в 14 май 2018 г.

Leave a Reply