Siti dhe Liverpulli vihen pas Bufon

Bufon gjatë ditës së djeshme edhe zyrtarisht njoftoi opinionin se sezonin e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e Juventusit. Ka mjaftuar një lajm i këtillë që në adresë të tij të vijnë oferta nga klube gjigande.

Pas interesimit të Paris  Sen Zhermenit, sipas asaj që raporton “The Sun”, dy klube tjera serioze që janë vënë pas shërbimeve të Bufon janë dy skuadrat gjigande angleze, Mançester Siti dhe Liverpulli.

Dyshja e Premierligës e duan me çdo kush legjendarin e “Zonjës së Vjetër”, përvoja e të cilit do të ndihmonte shumë ata në arritjen e objektivave. Buffon dje e bëri të qartë: “Kam oferta si në fushë, ashtu edhe jashtë saj, do të vendosi pas pak ditësh”.

Leave a Reply