Benatia vendos fitoren e Juventusit në derbin me Romën (VIDEO)

Kampionët në fuqi të Italisë, Juventusi kanë fituar me rezultat 1:0 Romën në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 18-të në Seria A. Goli që vendosi ndeshjen ka ardhur në minutën e 18-të dhe është realizuar nga ish-mbrojtësi i Roma-s, Mehdi Benatia, i cili mposhti portierin Alisson me një goditje të fortë nga brenda zona e rreptësisë.

Juventusi kishte rastin ta rriti epërsinë në pjesën e dytë, me rastet e Higuainit dhe Mandxhukiqit, mirëpo asnjëra e as tjetra nuk patën realizim konkret, ndërsa Roma u kanos me boshnjakun Edin Xheko.

Juventusi me këtë fitore rrumballakson 44-t pikë dhe vazhdon të ndjekë Napolin kryesues me një pikë më shumë.

Leave a Reply