Meçkarovski do të ndajë drejtësinë në derbin Shkupi-Vardari

Dimitar Meçkarovski do ta ndajë drejtësinë në derbin e kryeqytetit ndërmjet Shkupit dhe Vardarit që do të luhet të dielën në kuadër të xhiros së 36-të dhe të fundit për këtë sezon në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Shorti i hedhur në FFM ka përcaktuar për kryesor Meçkarovskin, ndërsa ndihmës të tij në këtë përballje do të jenë Dejan Nedelkoski dhe Goce Petreski.

Kjo ndeshje përveç epitetit të derbit të kryeqytetit që ka ndër vite, është shumë e rëndësishme për skuadrën e Çairit, që kërkon me çdo kusht fitoren për dalje në Evropë.

Për ndeshjet tjera, Marjan Gocevskit nga Strumica iu është besuar takimi Shkëndija-Pelisteri, Aleksandar Stavrev do të referojë te Pobeda-Renova, Stojançe Stojanov është përcaktuar të referojë ndeshjen Rabotniçki-Skopje, ndërsa Akademia Pandevi-Sileksi do të gjykohet nga Jovan Kaçevski nga Struga. Të gjitha takimet e xhiros së 36-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë do të zhvillohen të dielën, duke nisur nga ora 16:15.

Leave a Reply