Dy Mançesterat në luftë për mbrojtësin e Interit

Dy skuadrat e mëdha angleze, Mançester Junajtedi dhe Mançester Siti pritet të futen në garë për shërbimet e njërit prej mbrojtësve më të mirë europian, atë të Interit, Milan Skrinjar.

Sllovaku 23-vjeçar bëri një sezon të shkëlqyeshëm me fanellën e “neroaxurrëve”, duke qenë një komandant i vërtetë në mbrojtje dhe duke ndihmuar skuadrën nga Milano që të sigurojë një vend për në Ligën e Kampionëve.

Mançester Siti te Skrinjar sheh zëvendësimin adekuat të Vinsent Kompani, ndërkohë Murinjo te sllovaku sheh partnerin ideal të Erik Bejlli në qendër të mbrojtjes.

Thuhet se të dy klubet nga Mançesteri janë të gatshme të harxhojnë nga 60 milion sterlina për shërbimet e Skrinjar. Për momentin nga tabori i Interit nuk e mendojnë shitjen e mbrojtësit të tyre, pasi edhe trajneri Luçiano Spalleti është kategorik se nuk dëshiron të ndahet me këtë futbollist.

Leave a Reply