Barcelona fillon gjuetinë, 178 mln euro në dispozicion për tre blerje

Barcelona e gatshme të fillojë gjuetinë e saj në merkato. Në Spanjë janë të sigurt se “katalunasit” do të zyrtarizojnë blerjet e tre futbollistëve në ditët e ardhshme, ndoshta edhe brenda kësaj jave.

Sipas “Don Balon”, Barcelona do të paguajë klauzolën 100 milionë euro të sulmuesit francez të Atletiko Madridit, Antuan Grizman, por nuk mbaron me kaq.

Kampionët e Spanjës, do të kërkojnë të marrin edhe Klement Lenglet për 38 milionë euro dhe De Jong për 40 milionë. Një total ky prej 178 milionë eurove, që do të plotësonte dëshirat e trajnerit Ernesto Valverde, që me Barcelonën e tij shpreson të mbroj titullin e kampionit në Spanjë edhe sezonin e ardhshëm, ndërsa gjithashtu edhe sulmojë edhe trofeun e Ligës së Kampionëve Europian.

Leave a Reply