Kroaci-Nigeri, disa kuriozitete dhe formacionet e mundshme

Kroacia do e nisë sonte në mbrëmje Botërorin e Rusisë, teksa do të përballet ndaj Nigerisë në një takim ku shihet si favorite absolute për të fituar. Nëse flasim për surprizat që priten në këtë Botëror, kroatët janë një ndër Kombëtaret më të përmendura, pasi kanë shumë elemente në skuadër që mund të bëjnë diferencën në çdo moment.

KROACIA

Me futbollistët të kualitetit botëror si Modriç dhe Rakitiç, Kroacia shihet si një nga Kombëtaret që mund të kalojë më shumë ture. Megjithatë ajo nuk vjen nga një fushatë eliminatore shumë e mirë, pasi është renditur në vendin e dytë, duke u lënë pas nga Islanda, por ia doli pasi grumbulloi 3 pikë më tepër se Ukraina.

Kjo i detyroi ata që të triumfonin edhe mbi Greqinë me rezultatin e përgjithshëm 4-1, për të mbërritur në Botëror. Që nga ai moment, Kroacia ka grumbulluar dy fitore dhe dy humbje në ndeshjet miqësore. Nga ana tjetër duhet përmendur statistika e veçantë e Kroacisë ndaj kundërshtarëve që janë jashtë dy Konfederatave kryesore, Europës dhe Amerikës së Jugut, duke fituar 8 në 10 ndeshjet e fundit.

NIGERIA

Nigeria është rritur gjatë kualifikimit në Kupën e Botës, duke u bërë ekipi i parë afrikan që rezervoi vendin në Rusi që në tetor, falë fitores me rezultatin 1-0 ndaj Zambisë. Pavarësisht se ndodhej në një grup të vështirë, ku pjesë e saj ishte edhe Algjeria, ata u shkëputën në krye të tabelës shumë kohë përpara përfundimit të kualifikueseve.

Ekipi i Gernot Rohrit prodhoi ritme të shpejta dhe energjike gjatë kualifikimit, por nuk mbajtën ritmin e tyre në miqësoret e mëvonshme ndaj kundërshtarëve me nivel të lartë. Nigeria ka shënuar vetëm pesë herë në tetë ndeshjet e fundit e zhvilluara në Botëror dhe ka një rekord të dobët në Kupat e Botës. Duke nisur nga 1998, ata kanë fituar vetëm një nga 12 ndeshjet e luajtura në Botëror.

HISTORIKU DHE LOJTARËT

Modriç është futbollisti më i rëndësishëm për Kroacinë, teksa paraqitjet e tij me Kombëtaren janë gjithmonë në të njëjtin nivel ashtu si edhe me Realin e Madridit.

Por mesfushori madrilen nuk është i vetmi i rëndësishëm për këtë Kombëtare, pasi duhen përmenduar Brozoviç, Vrsaljko, Striniç, Kramariç dhe Mandzukiç.

Nga ana tjetër elementët për t’u përmendur nga Nigeria janë Iwobi, Mikel, Moses dhe Ihenacho. Ndërsa një problem për trajnerin mbetet porta, pasi 19-vjeçari Uzoho është alternativa e vetme për t’u zgjedhur. (vipsport.al)

Leave a Reply