FC Shkupi prezanton dy mbrojtës

FC Shkupi gjatë ditës së sotme ka prezantuar edhe dy futbollistë të tjerë, përveç Mevlan Adilit, që e prezantuan më herët, njofton “infOSport.mk”.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut të djathtë, Bojan Gjorgievski, që së fundmi ishte pjesë e Rabotniçkit, dhe qendërmbrojtësin Darko Ilieski, që vjen nga rradhët e Tikveshit.


LEXO GJITHASHTUPas Adilit FC Shkupi gati të prezantojë edhe ish futbollistin e Teutës


Gjorgievski në karrierën e tij ka luajtur edhe jashtë Maqedonisë, duke veshur fanellën e Bate Borisov në Bjellorusi, Skonto Rigas në Letoni, Neftochimik në Bullgari dhe Maçva në Serbi. Shkupjani 27-vjeçar me “bardhekaltërit” ka firmosur kontratë një vjeçare. Kontratë të njëjtë një vjeçare, por me opcion vazhdimi edhe për një vit tjetër ka nënshkruar edhe Darko Ilieski, i cili gjatë karrierës së tij kishte një aventurë shumë të shkurtër në Armeni te skuadra e Shirak, ndërsa në Maqedoni përveç me Tikveshin, kishte luajtur edhe me 11 Tetorin, Metalurgun dhe Pobedën.


LEXO GJITHASHTU: FC Shkupi vjen edhe me përforcimin e 5-të në merkato


Për këto dy transferime “infOSport.mk” ju kishte paralajmëruar që më herët, ndërsa të njëjtën gjë do ta bëjmë edhe ditëve në vijim, kur do ju njoftojmë me kohë për lëvizjet si te FC Shkupi, ashtu edhe te skuadrat tjera nga futbolli vendor.

Leave a Reply