FC Shkupi vjen edhe me përforcimin e 5-të në merkato

Pas prezantimit të 3 senegalezëve pak çaste më parë dhe të Fatjon Jusufit që ditë më parë, FC Shkupi ka arritur të bëjë edhe përforcimin e 5-të në merkato, duke nënshkruar me mbrojtësin Darko Ilieski.

Siç mëson “infOSport.mk”, 23-vjeçari me origjinë nga Prilepi, me skuadrën nga Çairi ka nënshkruar kontratë një vjeçare me opcion rinovimi edhe për një vit tjetër, ndërsa FC Shkupit i bashkohet nga rradhët e Tikveshit.

Ndryshe karrierën e tij e kishte  nisur te skuadra e 11 Tetorit, për të luajtur më pas edhe me Metalurgun dhe Pobedën, nga e cila skuadër verën e vitit 2018-të u transferua te skuadra armene e Shirak Gyumri, mirëpo duke mos zhvilluar asnjë ndeshje, me ç’rast u rikthye në vendlindje, duke pranuar ofertën e Tikveshit, me të cilën skuadër sezonin e fundit në Ligën e Dytë – Lindje, u ndalën në pozitën e dytë në renditje, menjëherë pas Borecit, transmeton “infOSport.mk”.

Ilieski në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë numëron 69 ndeshje dhe 2 gola të shënuar.

Leave a Reply