Shpërrthen FC Shkupi, prezanton 3 futbollistë në një ditë

Skuadra e FC Shkupit ka vazhduar me përgatitje intensive në stadiumin e Çairit, ndërsa sot me kontrata janë pajisur tre futbollistë të ri, të cilët vijnë si përforcim nga Senegali, ndërsa që të tre kanë qenë pjesë e përfaqësues së Senegalit U20 dhe U23.

Bëhet fjalë për futbollistët si, Aboubakrine Sall (12.06.1992) që luan si sulmues, ndërsa te FC Shkupi vjen nga kampionati i Arabisë Saudite, Al Taee FC, ndërsa më herët në karrierë ka luajtur edhe për skuadrat si, As Douanes  (Senegal Liga 1), Renaissance de Dakar (Senegal Liga 1), dhe Teungueth FC ( Senegal Liga 1).

Emri i dytë që është prezantuar nga “bardhekaltërit” është Oumar Guidaby, një futbollistë që mund të luaj edhe si mesfushor dhe sulmues. 24-vjeçari senegalez vjen nga ekipi i Teungueth FC, ndërsa futbollisti i tretë që ka nënshkruar me skuadrën nga Çairi, është Lamine Diack, 28-vjeçar, i cili luan në rolin e mesfushorit difenziv. Ai vjen nga ekipi i Oslo Akademi dhe ka qenë pjesë e përfaësueses U20 të Senegalit.

Që të tre futbollistët kanë nënshkruar kontrata një vjeçare, me mundësi për të vazhduar edhe një vit tjetër. Ata tani më janë akomoduar në akademinë e Shkupit dhe kanë filluar stërvitjet e para dhe do të udhëtojnë me ekipin në fazën përgatitore në Bolu të Turqisë.

Leave a Reply