Shaqiri po bën bujë në internet, shikoni momentet e tij më të mira ndaj Belgjikës (VIDEO)

Mbrëmë Zvicra në një ndeshje spektakolare mundi liderët aktual në renditjen e FIFA-s, Belgjikën, me rezultatin 5:2, ndërsa merita të mëdha për këtë fitore kishte edhe futbollisti shqiptarë, Xherdan Shaqiri, i cili ishte një enigmë e pazgjidhur për futbollistët kundërshtarë, ndërsa gjithashtu asistoi edhe në dy gola të ‘helvetëve’.

Pikërisht momentet e ij më të mira nga ndeshja e mbrëmshme ndaj Belgjikës, janë publikuar në një video, e cila tashmë ka bërë bujë në gjithë botën përmes rrjeteve sociale.

Edhe pse Seferovic realizoi ‘hat-trik’ në këtë ndeshje, Xherdan Shaqiri pati performancën më të mirë në fushë, duke sjellë edhe disa momente “magjie” në një ndeshje të paharruar për Zvicrën.

Të gjitha këto momente të mrekullueshme të gjilanasit janë përmbledhur në një video të vetme, të cilën mund ta shihni më poshtë.

Leave a Reply