Një goditje e rëndë për Milanin, ylli i skuadrës do të mungojë  plotë 8 muaj

Lajmet e këqija nuk kanë fund për Milanin. Një ndër mesfushorët më të mirë të kësaj skuadre, Xhakomo Bonaventura, do të operohet në Amerikë për të zgjidhur përfundimisht problemet me gjurin.

Nga takimi i djeshëm mes Raiolës dhe stafit të kuqezinjve, agjenti i mesfushorit ka kërkuar që lojtari të operohet në Pitsburg të SHBA-ve dhe jo në Belgjikë, siç kërkohej fillimisht nga Milani.

Bonaventura do të mungojë për 8 muaj dhe sezoni aktual për të ka mbaruar që tani. Mesfushori, i cili duhet të operohet javën e ardhshme nga i njëjti doktor që operoi Ibrahimoviç disa vite më parë, do të jetë në dispozicion të Milanit vetëm në fillimin e sezonit të ardhshëm 2019/2020.

Leave a Reply