Interesohej edhe Shkëndija, por sulmuesi kosovar vazhdon në Kroaci

Festim Alidema, një ndër talentët e shumtë kosovar, si duket ka vendosur të bëjë një hap më lart në karrierën e tij. Pasi e mbylli kontratën me Llapin, 21-vjeçari me shumë gjasa karrierën e tij do ta vazhdojë në Kroaci.

Jo zyrtarisht mësojmë se Alidema do të firmos me ekipine  Slaven Belupo, që ditë më parë nënshkroi me sulmuesin shkupjan, Muzafer Ejupi. Për shërbimet e sulmuesit kosovar interes më parë kishte shfaqur edhe Shkëndija, gjë të cilën na e konfirmoi edhe vetë futbollisti.

“Shumë e pëlqej Shkëndijën, pasi sipas meje është klubi më profesional shqiptarë, mirëpo unë tashmë e kam kryer transferimin në Europë. Jam krenar që kishte interesim edhe nga Shkëndija për mua” – tha enkas për “infOSport.mk”, Festim Alidema, i cili në pyetjen se cili do të jetë klubi i tij i rradhës, erdhi me përgjigje të shkurtë: “Bëhet fjalë për në Kroaci, më shumë nuk mund të flas”.

Në sezonin që lamë pas Alidema shkëlqeu në Superligën e Kosovës me fanellën e Llapit, duke realizuar 12 gola në 30 ndeshje. Alidema kështu bëhet futbollisti i rradhës që nga kampionati kosovar kalon në një nga kampionatet ku të rinjëve u jepet një rëndesi e veçantë.

Leave a Reply