Flamurtari insiston për të vazhduar kontratën me Siljanovskin, FC Shkupi shpreson në shërbimet e tij

Flamurtari po insiston për ta mbajtur edhe një vit tjetër në Vlorë mbrojtësin maqedonas, Goran Siljanovski, për shërbimet e të cilit interes serioz ka shfaqur FC Shkupi.

Ish futbollisti i Rabotniçkit, ishte një nga futbollistët më cilësorë të sezonit të kaluar te Flamurtari, ndërsa e gjithë kjo ka bërë që në adresë të tij të vijnë edhe shumë oferta, ku përveç FC Shkupit, “infOSport.mk” mëson se për të interesohen edhe tre skuadra tjera nga LPFM si dhe një skuadër nga kampionati elitarë i Kroacisë.

Megjithatë drejtuesit e Flamurtarit dëshirojnë sërish shërbimet e futbollistit edhe për sezonin  ardhshëm futbollistik. Për momentin Siljanovski nuk ka kthyer ende një përgjigje përfundimtare, pasi është duke studiuar të gjitha ofertat që kanë mbërritur në drejtim të tij, ndërkohë sa i takon kontratës së re që Flamurtari është i gatshëm ti ofrojë atij, e njëjta mund të jetë edhe më e lartë se nga ajo e vitit të kaluar.

Tani mbetet për t’u parë gjithçka, por duhet thënë se kontaktet mes lojtarit dhe klubit të Flamurtarit vijojnë të jenë të shpeshta, edhe pse vetë futbollisti në një intervistë të disa ditëve më parë për portalin “infOSport.mk”, pranoi se i pëlqen projekti i FC Shkupit.

Leave a Reply