Kukësi si Real Madridi, prezanton fanellat me 6 logo të ndryshme!

Klubi i Kukësit ka prezantuar sot fanellat e reja të skuadrës me të cilat do të luajë në sezonin 2018-2019, duke filluar nga pjesëmarrja në Ligën e Kampioneve.

Por ajo që binte në sy, përveç modeleve të reja të klubit verilindor, ishte se logoja e skuadrës ndryshonte në bazë të ngjyrës së fanellës.

Zakonisht, logoja e skuadrës është e pandryshueshme sa i përket formës dhe ngjyrës së saj. Te Kukësi, ndonëse ngjyra e logos zyrtare është e bardhë me blu, në mënyrë të pashpjegueshme ajo shfaqet në fanella edhe me ngjyrë të verdhë, gri apo edhe vjollcë, në varësi të ngjyrës së fanellës.

Në fakt, ky model ka filluar të përdoret nga disa klube në Europë, mes të cilëve Real Madrid. Por ndonëse madrilenët pretendojnë se kanë pasur sukses të madh me dizenjot e reja, tifozët shpesh kanë qenë kundër, pasi kështu logoja e tyre, që duhet të jetë diçka e shenjtë, ka humbur identitetin e saj.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply