Argjentinë-Kroaci, formacionet dhe disa kuriozitete

Në “Nizhni Novgorod”, Argjentina dhe Kroacia do të masin forcën e tyre në një përballje direkte, ku të dyja skuadrat do të synojnë që të marrin maksimumin në këtë takim, në mënyrë që kualifikimin për në fazën tjetër, ta kenë në dorë vetë dhe jo skuadrat e tjera.

Në grupin ku bëjnë pjesë Argjentina, Kroacia, Nigeria dhe Islanda, nuk mund të flitet për favoritë, duke qenë se të gjitha skuadrat kanë treguar se janë në gjendje për të hapur probleme. Por si parashikohet ndeshja e sotme mes Argjentinës dhe Kroacisë? Më poshtë po japim disa statistika dhe fakte për të dyja skuadrat.

ARGJENTINA

Bardhekaltërit vijnë në këtë takim pas një barazimi dhe një loje tepër zhgënjyese ndaj Islandës. Përveç barazimit zhgënjyes, Argjentina rrezikoi që të dilte edhe pa pikë nga ai takim, ku protagonist, por këtë herë negativ ishte ylli i skuadrës, Leo Messi.

Ai humbi një penallti, duke konfirmuar edhe njëherë se kur bëhet fjalë për Kombëtare, Argjentina ka vetëm emra në skuadër, pasi loja e tyre nuk shkon gjëkundi. Që nga viti i largët 1974, nuk ndodhte që Argjentina të dështojë në dy ndeshje debutuese në Botëror, duke qenë se në vitin 2002 humbte ndaj Anglisë 1-0 dhe këtë herë barazoi ndaj Islandës, 1-0.

Në të gjitha rastet e tjera, Argjentina ka fituar. Barazimi me Islandën, ndoshta nuk ishte një rastësi për skuadrën e Sampaolit, duke qenë se edhe kualifikimi për në Rusi 2018, u arrit vetëm në ndeshjen e fundit të fazës eliminatore dhe ajo erdhi si pasojë e rezultateve të tjera.

KROACIA

Kroatët, ndryshe nga Argjentina vijnë në këtë takim me moralin e lartë dhe më të motivuar duke qenë se kanë hedhur një hap të sigurt drejt kalimit për në turin tjetër. Megjithëse nuk arritën të shkëlqenin ndaj Nigerisë, arritën të fitonin me rezultatin 2-0.

Është e çuditshme kur sheh këtë rezultat dhe kupton se gjuajta e parë në kuadrat gjatë lojës, ka ardhur vetëm në minutën e 92-të. Golin e parë për Kroacinë, e shënua vetë nigerianët në portën e tyre, ndërsa i dyti erdhi nga një penallti.

Me një fitore sot, Kroacia do të kalonte në fazën tjetër e vetme, duke thyer kështu një rekord personal. Gjatë historisë së saj, në 4 Botëroret e fundit, ka humbur vetëm njëherë në ndeshjen e dytë, ndërkohë që 3 të tjerat i ka fituar. Një tjetër statistikë interesante, është fakti se kroatët nuk arrijnë  të fitojnë asnjëherë ndaj një skuadre nga Amerika e Jugut, pasi në 4 takime, kanë humbur 4 herë.

FORMACIONET E MUNDSHME

LOJTARËT DHE NDESHJET DIREKTE

Një skuadër e mbushur me yje është Argjentina, duke qenë se ka një grup të përbërë nga Mesi, Aguero, Dibala, Di Maria, Higuain, Aguero apo Banega. E vetmja dilemë që ka Sampaoli, është formacioni i mundshëm pasi me gjithë ato yje që ka në skuadër, do ta ketë të vështirë të zgjedhë vetëm 11.

Nga ana tjetër, Kroacia ka një grup me talente dhe me futbollistë të cilët kanë treguar se dinë të bëjnë mirë si me Kombëtaren, po ashtu edhe me klubet e tyre. Kovaçiç, Perisiç, Mandzukiç apoedhe ylli Modriç, duhet të bëjnë mirë edhe pa sulmuesin Kaliniç, të ciline  përjashtoi trajneri.

Kjo është ndeshja e katërt që këto dy ekipe do të luajnë ndaj njëra tjetrës, pasi në të kaluarën Argjentina ka fituar 2 herë  në vitet 1998, 2014 (1-0, 2-1), kundrejt një fitoreje të Kroacisë në vitin 2006 (3-2). (Vipsport.al)

Leave a Reply