ZYRTARE, Emre Xhan nënshkruan me Juventusin

Skuadra kampione  e Italisë, Juventusi ka prezantuar futbollistin gjerman me origjinë turke, Emre Xhan. Ky i fundit te skuadra “bardhezi” nga Torino vjen si futbollistë i lirë nga rradhët e Liverpullit, teksa me Juven ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare.

Mëngjesin e sotëm gjermani kishte zbarkuar në Torino, ku fillimisht iu nënshtrua vizitave mjekësore, që më pas të firmos kontratën në zyrat e klubit kampion të Italisë.

24-vjeçari Emre Xhan kështu bëhet futbollisti i tretë që i bashkohet Juves në këtë afat kalimtarë, pasi më herët pjesë e “bardhezinjëve” u bënë edhe portieri, Matia Perin, si dhe sulmuesi i ri, Andrea Favili.

Leave a Reply