Ish reprezentuesi holandez zëvendëson Kokun në krye të PSV-së

Ish reprezentuesi holandez, Mark Van Bomel është emëruar në postin e trajnerit te PSV Ajndhoveni. 41-vjeçari Van Bomel, i cili për momentin luan rolin e ndihmës trajnerit të Bert vn Marvijk te Kombëtarja e Holandës, në postin e trajnerit zëvendëson Filip Kokun, i cili prej sot edhe zyrtarisht morri timonin e skuadrës turke të Fenerbahçes.

Gjatë dy viteve të fundit Van Bomel kryente punën e trajnerit të skuadrës U19 të PSV Ajndhovenit, me të cilën skuadër fitoi titullin kampion.

Në karrierën e tij si futbollist Van Bomel me fanellën e PSV Ajndhovenit ka zhvilluar 197 ndeshje, duke realizuar edhe 52 gola, ndërsa njëkohësisht kishte fituar edhe 4 tituj kampion dhe një Kupë.

Leave a Reply