E mposhtën shqiptarët, Stojkoviç: Nuk di çfarë ti them mamasë sime!

Portieri i Serbisë,  Vladimir Stojkoviç disfatën e mbrëmshme ndaj Zvicrës e cilëson si më të rëndën në karrierë. Edhe pse skuadra e tij, avansonte gjatë pjesës së parë, Zvicra falë golave të shënuar në pjesën e dytë nga ana e futbollistëve shqiptarë, Granit Xhakës (52′) dhe Xherdan Shaqirit (90′), në fund shënoi fitore me rezultatin 2:1.

Stojkoviç i cili pësoi dy gola nga shqiptarët, pas përfundimit të ndeshjes për “B92”, tha se ka qarë, sepse ishte kjo një ndjenjë e keqe për të dhe kombëtaren e tij.

“Nëse dikush do të më thoshte këtë para ndeshjes, nuk do ta besoja. Sa e vështirë është tani. Nuk di ç’ti them nënës sime tani. Le të përpiqemi të bëjmë një mrekulli”, tha Stojkoviç.

“Nuk e di se çfarë ka ndodhur. Kjo është një përgjegjësi e madhe. Ne nuk mund të dalim nga lëkura, nuk e di se çfarë po bëhet kështu, shumë gjëra të tilla na ndodhin. Por ne duhet të besojmë, si një ekip, të gjithë ne. Të gjithë 40 personat që jemi në hotel duhet të besojmë, nuk na ka mbetur asgjë tjetër. S’ka dyshim se kjo është humbja ime më e keqe në karrierë. Unë nuk qaj lehtë, por dje nuk mund t’i ndalja lotët”, përfundoi portieri i Serbisë.

Leave a Reply