FIFA ngriti procedurë ndaj Xhakës dhe Shaqirit, por njëkohësisht edhe FSF-së dhe trajnerit Krtsajiç

FIFA ka hapur procedurë disiplinore për dy futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, pasi që të dy bënë shqiponjën në stadiumin “Kaliningrad” pas golave të shënuar kundër Serbisë.

Shaqa dhe Xhaka i dhuruan tre pikët Zvicrës me dy gola të bukur në fitoren 2:1, me Shaqirin që golin e fitores e realizoi në minutën e parë shtesë.

“Komisioni Disiplinor ka hapur procedurë kundër futbollistëve zviceran Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, gjesti i të cilëve kishte prekur tifozët, ndërsa njëkohësisht kishte mesazhe politike dhe ofenduese ndaj tifozëve serb. Gjithashtu është hapur procedurë disiplinore kundër Federatës serbe të futbollit (FSF-së), për shkak mesazheve ofenduese dhe politike të tifozëve. Gjithashtu hetim është ngritur edhe ndaj seleksionuesit serb, për shkak deklaratës së tij pas përfundimit të ndeshjes, Zvicër – Serbi” – thuhet në kumtesën e FIFA-s.

Mediat zvicerane në anën tjetër pohojnë se Federata zvicerane e futbollit ka paralajmëruar se FIFA nuk mund të bëjë asgjë, duke potencuar se “gjithçka ndodhi spontanisht, në mënyrë normale dhe pa probleme”.

Leave a Reply