Reprezentuesi i Kombëtares shqiptare i bashkohet Liverpullit!

Skuadra finaliste e Ligës së Kampionëve Europian, Liverpulli, insiston për portierin shqiptarë të Lacios, Thomas Strakosha. Skuadra e njohur angleze është në kërkim të një portieri të ri, pasi Loris Karius dëshpëroi tej mase drejtuesit e tij me ato dy gabime trashanike në finalen e 26 majit kundër Realit të Madridit, që në fund i kushtuan edhe me disfatë Liverpullit.

Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, Liverpulli është i gatshëm të harxhojë 30 milion euro për shërbimet e gardianit “kuqezi”, i cili ka bindur drejtuesit anglez me paraqitjet e tij me skuadrën e Lacios.

“Daily Mirror” raporton se Strakosha është objektiv kryesor për portën e Liverpullit, që tashmë nuk ka besim tek dy portierët aktual, Minjole dhe Karius.

Strakosha me Lacion ka kontratë deri në qershor të vitit 2022-të, ndërsa shuma prej 30 milion eurove që përmendet nga ana e “Daily Mirror” me siguri se do të kënaqte drejtuesit e Lacios, që në vitin 2012-të e kishin marrë Strakoshën nga skuadra greke e Panionios për një shumë prej vetëm 75 mijë euro.

Leave a Reply