Legjenda kroate bëhet pjesë e Kaljarit

Mbrojtësi Dario Srna është përforcimi më i ri i skuadrës italiane të Kaljarit. Veterani 36-vjeçar te skuadra nga Sardinia erdhi si futbollist i lirë. Për momentin Srna është i dënuar për shkak dopingut, mirëpo nuk është edhe shumë e largët koha kur do të kthehet në fushat e futbollit, pasi 23 gushti do të jetë data kur ai edhe zyrtarisht do të jetë bashkë me dashurinë më të madhe në jetë, futbollin.

Dario Srna me Kaljarin ka nënshkruar kontratë 1+1 vjet, ndërsa palët nuk kanë shpalosur asnjë detajë rreth shumës së stransferimit.

Srna kishte kaluar plotë 15 vite me Shahtjarin, duke i shndërruar në një legjendë të skuadrës ukrainase, për të cilën skuadër ka regjistruar 536 ndeshje dhe 49 gola. Gjatë sezonit 2008/09 ai ishte pjesë e formacionit që kishte triumfuar në kuadër të Kupës së UEFA-s.

Me fanellën e Kombëtares së Kroacisë, ai ka zhvilluar 134 ndeshje dhe ka shënuar 22 gola.

Leave a Reply