Hidhet shorti për ndeshjet e 1-8 së finales, kemi një derbi shqiptarë

Sot në hapësirat e Federatës së futbollit është hedhur shorti për ndeshjet e 1/8  së finales, njofton “infOSport.mk”.

Fituesi i këtij trofeu nga edicioni i kaluar, Makedonija Gj.P në këtë fazë do të luaj kundër Vardarit, derisa skuadra finaliste e Struga Trim Lum, do të jetë mysafir i Voska Sport.

Shkëndija e Tetovës do të përballet me Rabotniçkin, FC Shkupi do të mirëpret Ohrid Lihnidos, ndërkohë skuadra surprizë e raundit të parë, Jang Tim nga Struga për kundërshtarë do të ketë ekipin e ligës së parë, Bregallnicën.

Bashkimi i Kumanovës do të jetë mysafir i Sileksit në Kratovë, Pelisteri në Manastir do të mirëpret Tikveshin, ndërkohë Gostivari do të udhëtojë drejt Strumicës, për tu përballur me AP Brera.

Ndeshjet e raundit të dytë të Kupës janë caktuar për tu zhvilluar me datë 25 tetor. Ekipet fituese vazhdojnë garimin në çerekfinale.

Kupa e Maqedonisë, 1-8 e finales

Voska Sport 25 tetor Struga Trim Lum
Rabotniçki 25 tetor Shkëndija
FC Shkupi 25 tetor Ohrid Lih.
Sileksi 25 tetor Bashkimi
AP Brera 25 tetor Gostivari
Bregallnica 25 tetor Jang Tim
Makedonija Gj.P 25 tetor Vardari
Pelisteri 25 tetor Tikveshi

Leave a Reply