Edhe Edi Rama i bashkohet nismës për gjobën e Xhakës e Shaqirit: Mos kini frikë nga Shqiponja!

Ndaj gjobës me të holla nga ana e FIFA-s për dy futbollistët shqiptarë, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka së fundmi ka reaguar edhe kryeministri shqiptarë, Edi Rama.

Xhaka dhe Shaqiri u gjobitën me nga 10 mijë franga, pasi golat tyre i festuan duke bërë me simbolin e shqiponjës, simbolin e flamurit shqiptar.

Menjëherë pas vendimit të djeshëm të FIFA-s, shumë shqiptarë ndërmorën nismën për të mbledhur të ardhura për të paguar gjobën për dy futbollistët shqiptarë, ndërsa kësaj nisme i është bashkuar edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili përmes faqes së tij zyrtare në “Facebook”, ka bërë të ditur numrin e llogarisë, ku gjithkush mund të japë kontributin e tij për pagesën e gjobës së Xhakës dhe Shaqirit.

“Mos kini frikë nga Shqiponja. Ky është numri i llogarisë, ku gjithkush mund të japë kontributin e tij simbolik për të paguar gjobën absurde të Xhakës dhe Shaqirit. Shenja e duarve shqiponjë është shenja e jonë dalluese e komunikimit në raste gëzimi”, – kishte shkruar në postimin e tij Kryeministri i Shqipërisë.

Leave a Reply