Vjen provokimi i rradhës për serbet, Mesiq dhe Gotovina bëjnë shqiponjën

Provokimeve me simbolin kombëtar të shqiptarëve të formuar me duar u janë bashkuar edhe ish-presidenti kroat Stjepan Mesiq dhe ish-gjenerali Ante Gotovina.

Kështu shkruajnë mediat serbe, të cilat kanë publikuar fotografi ku shihen Mesiq dhe Gotovina duke bërë simbolin e shqiponjës dykrerëshe.

“Tanjug”, “Novosti”, “Alo”, “Informer”, “B92” dhe plot media tjera serbe e kanë ciluar si provokim të kroatëve, por pa treguar origjinën dhe datën e fotografive që kanë nxjerrë online.

Kjo frymë vazhdon të mbahet gjallë në Serbi pas humbjes nga Zvicra në “Rusia 2018”, ndeshje në të cilën të dy golat për “helvetikët” i shënuan futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Që të dy këta futbollistë pas golave të shënuar festuan duke bërë me duar simbolin e shqiponjës dy krenare, ndërsa bashkë me ta një gjë të tillë bëri edhe kapiteni i Zvicrës, Stefan Lishtajner.

Ky gjest ishte cilësuar si provokues nga pothuaj krejt shoqëria serbe, me ç’rast Federata Serbe e Futbollit kishte dërguar ankesë deri në FIFA, ku si pasojë Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka u dënuan me nga 10 mijë dollarë amerikan, teksa Stefan Lishtajner me 5 mijë dollarë.

Leave a Reply