Llapi bënë një super goditje në merkato

Skuadra e Superligës së Kosovës, Llapi ka arritur marrëveshje me njërin nga mesfushorët më të mirë kosovar viteve të fundit, Behar Maliqi.

Lajmin e kanë konfirmuar vetë nga skuadra e Llapit përmes një postimi në Facebook ku thuhet: “Behar Maliqi nga sot edhe zyrtarisht është pjesë e Llapit. Ai ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me klubin”.

31-vjeçari Maliqi karrierën e ka nisur tek Prishtina, ndërsa gjithashtu ka luajtur edhe për Fushë Kosovën, KEK-un, Partizanin e Tiranës dhe së fundmi për Feronikelin ku kaloj 4 edicione tejet të suksesshme.

Leave a Reply