Arsenali me Emerin po merrë formë, 3 blerje për 40 mln euro

Arsenali pas plotë 22 viteve sezonin e ri futbollistik do të udhëhiqet nga një trajner i ri. Është fjala për spanjollin Unaj Emeri, i cili e zëvendësoi në këtë post trajnerin legjendar të “topçinjëve”, Arsen Venger, i cili Arsenalit i ishte bashkuar në vitin 1996.

Dhe Emeri e ka nisur mirë me përforcimet e reja, me të cilat nisi që para fillimit të Kampionatit Botëror, kur me kosto zero nga Juventusi arriti që të marrë zviceranin, Stefan Lishtajner.

Pas tij londinezët arritën një marrëveshje të bujshme me portierin e Bajer Leverkusenit, Brend Leno, i shumë i kërkuar edhe nga dy skuadrat madrilene, Real dhe Atletiko.

Një tjetër përforcim i “topçinjëe” këtë verë është edhe ish-qendërmbrojtësi i Borusia Dortmund, Sokratis Papastopullos, i cili shihet si zëvendësues i veteranit gjerman, Per Mertecaker, që vari këpucët në gozhdë me përfundimin e sezonit të kaluar. Këto tre përforcime të trajnerit Emeri, Arsenalit i kanë kushtuar më shumë se 40 milionë euro, në përgatitjet për një sezon më të mirë, tashmë nën një regjim të ri.

Leave a Reply