Një reprezentues italian iu bashkua Juventusit

Reprezentuesi italian, Matia Kaldara ka kaluar me sukses testet mjekësore te skuadra kampione e Juventusit. Mbrojtësi i ri 18 muajt e fundit luante në formë huazimi te skuadra e Atalantas.

“Biankonerët” kishin blerë të drejtën e kartonit të futbollistit që gjatë merkatos së dimrit të vitit 2017-të për një shumë prej 15 milion euro, duke shtuar këtu edhe bonuse në vlerë prej 10 milion eurove.

Marrëveshja e Kaldaras me Juventusin është deri verën e vitit 2021, ndërsa nga ky vit pritet që ai të marrë edhe besimin e trajnerit Masimiliano Allegri.

Leave a Reply