Portieri i Anglisë zbulon sekretin e penaltisë me të cilën kualifikoi kombëtaren e tij (VIDEO)

Portieri i Kombëtares së Anglisë, dhe njëherit anëtar i Evertonit, Xhordan Pikford, ishte njeriu i ndeshjes mbrëmë ndaj Kolumbisë, pasi pikërisht pritja e tij e jashtëzakonshme në serinë e pestë ndaj Karlos Baka-s, i mundësoi “Albionit Krenar” që të kalojë në çerekfinale.

Përveç Pikford, pa dyshim se merita të mëdha në këtë kualifikim të anglezëve kishte edhe Erik Dajer, i cili doli të jetë i sigurtë në anën tjetër në serinë e pestë, duke i dhënë fitoren 4:3 Anglisë në ruletin e penaltive.

Kam studiuar shumë”, ka thënë Pikford, pas përfundimit të ndeshjes, duke shtuar: “Jam i fuqishëm dhe i shkathët. Nuk më intereson nëse nuk jam portieri më trupmadh, sepse gjëja më e rëndësishme është të bësh gjënë e duhur në momentin e duhur. Gjithçka qëndron të pozicionimi dhe unë arrita ta ndalja topin me dorën time. Ishim të sigurt për fitoren, edhe pse takimi u vendos nga penalltitë. E dinim se ishim në gjendje të fitonim”, ka thënë Pikford.

Për Anglinë ishte kjo fitorja e parë me penalti në një event të rëndësishëm futbollistik, pas atij në kuadër të “Euro 1996”, që ishte mbajtur pikërisht në Angli.

Anglia në çerekfinale do të përballet me Suedinë, ndeshje kjo që në program është me 7 korrik (16:00).

Leave a Reply