Ilirid Ademi debutoi me asist te Makedonija Gj.P

Ilirid Ademi, i cili sezonin e ri do të luaj me Makedonija Gjorçe Petrovin, gjatë ditës së sotme ka bërë edhe debutimin e tij me fanellën e skuadrës shkupjane. Edhe pse ende nuk ka nënshkruar kontratën e duhur me ekipin nga Gjorçe Petrovi, ish sulmuesi i Gostivarit sot debutoi me fanellën “verdhekuq” në ndeshjen ndaj skuadrës serbe të Dinamo Vranje.

Takimi në fjalë u mbyll me barazim 1:1, ndërsa golin e vetëm skuadra shkupjane e realizoi gjatë pjesës së dytë, kur Kristijan Kostovski shfrytëzoi asistin e Ilir Ademit, i cili bëri një paraqitje shumë pozitive që në ndeshjen e tij të parë me fanellën e Makedonija Gjorçe Petrovit, që ka përfituar në kualitet në repartin e sulmit.

Leave a Reply