Atl. Madridi transferon ish portierin e Realit të Madridit!

Atletiko Madridi ka goditur në merkato, duke sjellë në rradhët e veta ish portierin e Realit të Madridit, Antonio Adan. Ky i fundit vjen nga rradhët e Betisit, ndërsa lajmin e konfirmuan edhe nga klubi nga “Ëanda Metropolitano”.

Të dy klubet kanë arritur marrëveshjen, ndërsa gardiani 31-vjeçar me “jorganxhinjët” ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2020.

Adan rikthehet në Madrid, ku kishte kaluar shumë vite me fanellën e Realit të Madridit. Ai është një fëmijë i klubit “madrilen”, pjesë e së cilës ishte nga viti 2004-2013, duke mbrojtur për ekipin e të rinjëve, ekipin e dytë si dhe ekipin e parë. Nën drejtimin e Zhoze Murinjos, Adan kishte zhvilluar disa ndeshje në La Liga me Realin e Madridit, duke lënë në stol në disa ndeshje legjendën, Iker Kasiljas.

Leave a Reply