Futbollistët e rinj të shpëtuar nga shpella në Tajlandë nuk marrin pjesë në finalen KB “Rusi 2018”

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka ftuar futbollistët e rinj që janë shpëtuar nga një shpellë në Tajlandë, që të marrin pjesë në finale të Kampionatit Botëror në Rusi që zhvillohet më 15 korrik në Moskë, mirëpo mjekët kanë thënë se është shumë herët që ata të udhëtojnë aq larg.

Anëtarët e fundit të grupit prej 13 personave janë nxjerrur të gjallë nga një shpellë më 10 korrik, duke u dhënë fund vuajtjeve 17 ditore, të cilat kanë fituar vëmendje ndërkombëtare.

Ata janë dërguar më pas në spital me helikopter, rreth 70 kilometra nga kompleksi i shpellës. Djemtë e moshës, 11-16 vjeçare dhe trajneri i tyre gjenden në spital, derisa më vonë është planifikuar mbajtja e një konference për media për të kuptuar më shumë për shëndetin e tyre.

Pjesëtarët e grupit janë shpëtuar 17 ditë pasi ishin bllokuar në një shpellë në Tajlandë nga 23 qershori.

Leave a Reply