Renova u mund nga Labunishta në miqësoren në Ohër

Renova ka pësuar disfatë minimale 0:1 në miqësoren e zhvilluar në Ohër ndaj Labunishtit, njofton “infOSport.mk”. Autorë i golit të vetëm për skuadrën e Ligës së Dytë ishte Nikolla Kleçkaroski që në minutën e 10-të, kur shënoi një super gol nga gjuajtja e lirë. Edhe përkundër tentativave të futbollistëve tetovarë për të barazuar rezultatin, një gjë të tillë djelmoshat e trajnerit Jeton Beqiri nuk e arritën dot.

Për Rrenovën ishte kjo disfata e parë në ndeshjet kontrolluese që kjo skuadër po i zhvillon në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik.

Rikujtojmë “gjipspunuesit” në ndeshjen e parë kishin mundur skuadrën shkupjane të Nju Jork me rezultatin 9:0, që më pas në stadiumin e Bogovinës të mundin Goblen Junior nga Kumanova me rezultatin 2:1.

Skuadra tetovare me zhvillimin e ndeshjeve miqësore do të vazhdojë edhe ditëve në vijim, ku tashmë drejtuesit e tyre kanë caktuar edhe dy miqësore të tjera, një përballë Struga Trim Lum, që do të zhvillohet në Ohër dhe një tjetër ndaj Skënderbeut në Korçë.

Leave a Reply