ZYRTARE, Sarri prezanton Zhorzhinjon te Çelzi

Mauricio Sari vetëm pak orë pasi u zyrtarizua si trajner i Çelzit, ka bërë edhe përforcimin e parë, duke sjellë në “Stemford Brixh” brazilianin e naturalizuar, Zhorzhinjo, që gjithashtu vjen nga rradhët e Napolit.

Zhorzhinjo kërkohej prej kohësh nga blutë e Londrës, ndërsa me emërimin e Sarrit, ky transferim u bë edhe më i lehtë, ndërsa sipas asaj që raportojnë mediat italiane, ky nuk do të jetë transferimi i fundit i Çelzit i bërë nga rradhët e Napolit, pasi mendohet se shumë shpejtë në “Stemford Brixh” do të zbarkojë edhe reprezentuesi shqiptarë, Elseid Hysaj.

Zhorzhinjo me Çelzin ka firmosur një kontratë 5-vjeçare, ndërsa do të mbajë veshur fanellën me numër 5.

Leave a Reply