Ish futbollisti i Teutës i siguroi fitoren Pobedës ndaj bullgarëve të Pirin

Futbollistët e Pobedës me fitore nisën ndeshjet kontrolluese në kuadër të fazës së përgatitjeve për sezonin e ri. Në ndeshjen e zhvilluar në Bansko, të përzgjedhurit e trajnerit Toni Meglenski mundën skuadrën bullgare të Pirin Razlog me rezultatin 1:0.

Golin e vetëm për skuadrën nga Prilepi e realizoi Burhan Mustafov, i cili sezonin e fundit luajti në Superligën shqiptare me skuadrën e Teutës së Durrësit. FutbollistiAntonio Kalanoski ishte në rolin e asistuesit

Skuadra e Pobedës kishte edhe 3-4 raste tjera ideale për të shënuar edhe ndonjë gol tjetër, mirëpo mungonte realizimi.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply