Karlo Ançeloti e nisi me fitore 4:0 te Napoli (VIDEO)

Strategu legjendar italian, Karlo Ançeloti ka nisur me fitore 4:0  aventurën e tij te Napoli. Skuadra nga “Sao Paolo” mundën skuadrën e Gozanos, që në sezonin e ri do të luaj në Ligën e tretë italiane, shkruan “infOSport.mk”.

Ishte kjo ndeshja e parë për “napolitanët”, të cilën e zhvilluan në qendrën e tyre stërvitore në Dimaro, aty ku ishin mbledhur disa mijë tifoz për të parë nga afër futbollistët e tyre të zemrës.

Përforcimi më i ri i Napolit, Fabian Ruis Penja shënoi një super gol në minutën e 20-të, me të cilin gol u mbyll edhe pjesa e parë e këtij takimi. Futbollisti i Betisit, për të cilin Napoli harxhoi 30 milion euro përfitoi duartrokitje frenetike në ato momente, ndërsa edhe në disa raste tjera gjatë pjesës së parë, në të cilën ishte më i miri.

Gjatë pjesës së dytë, Ançeloti bëri shumë zëvendësime, ndërsa futbollistët e ri të inkuadruar në lojë u treguan shumë të mirë, duke realizuar 3 gola  të tjerë.

I riu Alberto Grasi, i cili sezonin e kaluar luajti si i huazuar te skuadra e SPAL, në minutën e 60-të dyfishoi reuzltatin në 2:0 pas një harkimi të Adam Unas.

Një tjetër emër i ri te Napoli, Simone Verdi, arriti që të shënojë golin e tretë, duke qenë i saktë nga pika e bardhë në minutën e 71-të, ndërkohë rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Napoli 4, Gozano 0 e vendosi Unas në minutën e 79-të. Në këtë ndeshje pjesë e formacionit të parë ishte edhe reprezentuesi shqiptarë, Elseid Hysaj.

Leave a Reply